Krasniqi: Pandemia na sfidoi, por publiku na besoi

“Media dhe agjencitë e lajmeve në epokën e PostCovid” është tema që shënon Kuvendin e 29-të të Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Agjencive Ballkanike (ABNA) e që sivjet shënohet në Kosovë nën organizimin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.

Agjencitë e lajmeve nga 12 shtete të Ballkanit po qëndrojnë në Kosovë ku edhe do të diskutojnë rreth pandemisë dhe ndikimit që ka pasur në punën e medias.

Në hapje të këtij organizimi, Armela Krasniqi presidente e ABNA-s tregoi për rëndësinë e medias, në veçanti gjatë periudhës kur e gjithë bota po përballet me pandeminë Covid-19.


“Nga dita e parë e pandemisë liria e mediave është përballur me sfida të mëdha, njërën anë kërkesa në rritje për mbulime të kësaj  gjendje tejet të pazakontë, pastaj publiku i bllokuar në shtëpitë e tyre ishte i etur për informata”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se detyra e medias është më e rëndësishme se asnjëherë më parë gjatë periudhave të tilla.

“Ka qenë vit i vështirë, ajo që kemi parë është që i gjithë publiku ka pasur shumë më shumë interes, kemi pasur më shumë abonues, më shumë shikime në artikujt tonë, shkrimet tona dhe kjo na vë para një pyetje jemi agjencitë e lajmeve të besimit, dhe duhet ta kryejmë detyrën tonë në mënyrë të paanshme me shumë kompetencë dhe duhet të transmetojmë të vërtetën”, ka thënë Krasniqi.

Kuvendi dhe konferenca e 29-të e përgjithshme e ABNA-së mbështetet nga Friedrich Ebert Stiftung dhe Swiss Agency for Development and Cooperation SDC.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: