Krasniqi në Bruksel kërkon shtim të vëmendjes së BE-së për Kosovën

Krasniqi në Bruksel kërkon shtim të vëmendjes së BE-së për Kosovën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në vazhdën e takimeve me përfaqësues të institucioneve të BE-së, ka takuar sot në Bruksel, drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në KE Michela Matuella, si dhe shefin e njësisë për Kosovën, Vassilis Maragos.

Gjatë këtij takimi u diskutua për procesin integrues të Kosovës, krahas shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes shtetit tonë dhe Bashkimit Evropian, ngecjet në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe tema të tjera relevante.

“Zonjën Matuella e falënderova për asistencën e vazhdueshme që Komisioni Evropian i ka dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve institucionale, ndërsa u pajtuam që ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së është takuar edhe me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, i cili është raportues për Kosovën në grupin Renew Europe, brenda Parlamentit Evropian.

“Eurodeputetit Kyuchyuk i shpreha mirënjohje për angazhimin e tij të vazhdueshëm në rajon dhe për qasjen inkluzive për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.”, tha Krasniqi.

Lexo edhe

Video