Krasniqi: Ministri Sveçla me çekiç i thente kubëzat për t’i gjuajtur policët në kokë

Krasniqi: Ministri Sveçla me çekiç i thente kubëzat për t’i gjuajtur policët në kokë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk do të duhej ta emëronte Xhelal Sveçlën ministër të Brendshëm, pasi ai me çekiç i thente kubëzat për t’i gjuajtur policët në kokë.

Krasniqi tha se Qeveria ka ministra të dobët.


“Ministrja Gërvalla nuk e prezanton dinjitetshëm Kosovën ose ta zëmë futeni në test ministren e Arsimit”, tha ai në Kanal 10.

Ai kutet që Kurti të mos nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë, pasi ai nuk mund të nxjerr marrëveshje të mirë për Kosovën, pasi nuk ka mbështetje popullore, nuk ka njerëz, nuk e ka mbështetjen e SHBA-ve.

Video