Krasniqi: Me marrëveshjen e Uashingtonit legalizohet interesi i Serbisë për Kosovën

Marrëveshja e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington po konsiderohet si një legalizim i interesit të Serbisë për resurset dhe vetë Kosovën.

Profesioni universitar, Milazim Krasniqi për KosovaPress thotë se marrëveshja e sotme në mes pakës kosovare dhe asaj serbe e nënshkruar me praninë e presidentit amerikan, Donald Trump paraqet një zhvillim pozitiv dhe një lloj impulsi për procesin e Brukselit.

“Marrëveshja është dalje e Kosovës nga bllokimi disa vjeçar dhe në këtë aspekt dhe kjo paraqet një zhvillim pozitiv dhe gjithsesi se si e tillë ajo do të shndërrohet në një lloj reference dhe në një lloj impulsi për procesin e Brukselit. Pra, në këtë aspekt marrëveshja paraqet një ecje përpara në këtë raport të vështirë që ka ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por normalisht që kjo është vetëm një fazë dhe nuk ka qenë reale ajo që është thënë se do ketë njohje të ndërsjellë  sepse marrëveshja është fokusuar në aspekte ekonomike. Ka edhe aspekte gjeopolitike dhe të cilat në fakt më së shumti ndërlidhen me interes e SHBA-ve në rajon dhe me vizionin amerikan”, tha ai.

Krasniqi tha se Kosova nga kjo marrëveshja ka përfituar edhe disa projekte infrastrukturore dhe ekonomike që mund ta lehtësojnë gjendjen ekonomike në vend.

Lidhur me pikën ku përmendet Liqeni i Ujmanit ku parashihet që të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë të SH.B.A.-së dhe me entitet e qeverisë, në fizibilitetin me qëllim të ndarjes së Liqenit Ujmani, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë, Krasniqi tha se Serbisë përmes kësaj pike është futur si hisedar edhe në resurset e Liqenit të Ujmanit.

“Kosova nuk trajtohet plotësisht si shtet sovran as nga shtetet që e ka njohur Kosovën sicc është në këtë rast SHBA-ja. Pra në njëfarë mënyre edhe Serbia është futur si hisedar edhe në resurset e Ujmanit. Kjo mbetet të shihet edhe abitrimi amerikan se nga do të shkoj  por evidente është se ka një pranim të interesit të Serbisë në këtë resurs .Me këto projekte infrastrukturore ,  por edhe me këtë projektin e mini-schengenit janë që e pranojnë ose e bëjnë të mundshëm penetrimin e interesave ekonomike ndoshta edhe politike të Serbisë në Kosovë. Jo në kuptim të rikthimit të saj kështu  por në kuptim të pranimit të një interesit të Serbisë dhe ndikimit të Serbisë në Kosovë dhe Ujmani përkatësisht Gazivoda është indikatori kryesor i këtij koncepti që padyshim është prezent në këtë marrëveshje që pranohet  një interes i Serbisë në Kosovë dhe që strukturohet përmes këtyre projekteve infrastrukturore”, tha Krasniqi.


Ndër 16 pika e kësaj marrëveshje që u kosnideruar si historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë ishte edhe pranimi I Kosovës për minischengenin ballkanik. E për këtë  njohësi politik, Milazim Krasniqi thotë se Kosova në këtë aspekt ka bërë lëshime problematike.

“Është evidente që Kosova ka bërë disa lëshime problematike siç është çështja e mini-schengenit i cili para disa muajsh ka qenë I kundërshtuar në mënyrë plebishitare, po ashtu edhe statusi i Gazivodës  dhe mbetet të shihet se si do të jetë  por prapë edhe aty ka elemente që mund të cilësohen si lëshime. Në anën tjetër padyshim edhe Serbia ka fituar disa projekte siç është fjala ndërtimi i hekurudhës deri në Durrës  dhe më pas flitet edhe për një liman për çka pritet të shihet në të ardhmen”, tha ai.

Krasniqi po ashtu tha se marrëveshja e sotme në Uashington lënë të shihet se a do lëvizet drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative, por pa njohje në mes Kosovës dhe Serbisë.

 “Duhet ta kuptojmë të gjithë Kosova ende nuk është shtet i përmbyllur, nuk është shtet i përfunduar  dhe proceset e ardhshme në Bruksel që do ë vazhdojnë menjëherë pas dy ditësh do jenë një letër lakmusi për të parë se si kjo marrëveshje e Uashingtonit do të kthehet dhe do lexohet në procesin e Brukselit a do lëvizet drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative e cila do krijoj modusvivendin ndërmjet këtyre dy shteteve , por pa njohje  dhe bindja ime e thellë është se do jetë pa njohje .Atëherë Kosovës do i mbetet një rrugë e vështirë e cila kalon në rend të parë përmes fuqizimit të saj ekonomik, politik dhe gjeopolitik përmes këtyre aleatëve që ka në Ballkan…Edhe me marrëveshjen e Uashingtoni legaliuzohet interesi i Serbisë për Kosovën” , tha ai për KosovaPress.

Lidhur me dakordimin për një moratiorium një vjeçar duke kërkuar anëtarësim të ri në Organizatat Ndërkombëtare nga ana e Kosovës, profesori universitar, Milazim Krasniqi thotë se Kosova  në këtë aspekt është në pozitë të vështirë dhe më shumë është  pranuar vetëm një këshill nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në aspektin e aplikimit për anëtarësim.

Krasniqi tha se fituesit e kësaj marrëveshje do të varen nga aspekti i zbatimit të kësaj marrëveshje nga të dyja vendet. /B.Ibishi/

Lexo edhe

Video