Krasniqi: Kurrë s’i kam trajtuar njerëzit ashtu siç më trajtuat ju mua

Ish-zëdhënësi I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Kransiqi në seancën e parë ndaj tij në Dhomat e Specializuara në Hagë tha se angazhimi i tij ka qenë në luftën kundër okupatorit dhe jo kundër individëve.


Ai gjithashtu, deklaroi se ndjehet mirë pasi nuk është ai krimineli që duhet të gjykohet.

“Unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as aq se si me trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time nuk kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë, sepse nuk ka qenë qëllimi im trajtimi i njerëzve, por lufta kundër okupatorit që ka bërë krime në Kosovë. E ndjej vetën më shumë së mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli”, shtoi Krasniqi.

Lexo edhe

Video