Krasniqi: Liberalizimit të vizave të jetësohet shpejt dhe pa kushte shtesë

Krasniqi: Liberalizimit të vizave të jetësohet shpejt dhe pa kushte shtesë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë vizitës në Bruksel, ka takuar edhe eurodeputeten, Viola von Cramon, e cila njëkohësisht është edhe Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.


Krasniqi ka shkruar në Facebook se kanë diskutuar për zhvillimet në rajon, me theks të veçantë Kosovën dhe situatën aktuale në vend.

“Me këtë rast, u dakorduam për rëndësinë e miratimit së fundmi nga Parlamenti Evropian të rekomandimit për Strategjinë e Re të BE-së për Zgjerim. Duke e falënderuar për mbështetjen e deritanishme për Kosovën, eurodeputetes Cramon i kërkova që të vazhdojë avokimin konsistent të saj në përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, posaçërisht tani pas rekomandimit pozitiv nga ambasadorët e vendeve të BE-së. Lëvizja e lirë e qytetarëve tanë në zonën Shengen, si e drejtë e merituar prej vitesh, duhet të jetësohet shpejt dhe pa kushte shtesë.

Lexo edhe

Video