Krasniqi-Kurtit: Je duke luajtur me zjarr, hajde shkojmë bashkë në veri
Lajme
Lexohet për: 3 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar fjalën e kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për situatën në veri të Republikës së Kosovës. Teksa veprimet e Kurtit në këtë pjesë të Kosovës i ka konsideruar aventureske dhe lojë me zjarrin, Krasniqi ftoi kryeministrin ,Albin Kurti të shkojë në veri.

Kransiqi i ka thënë Kurtit se me fjalimin e mbajtur ka ngjarë me një gazetar mediokër të një televizioni shtetëror.

“Nëse kosto është rrezikimi  i raporteve me krejt aleatët e Kosovës, nëse kostoja janë ndëshkimet që tashmë kanë filluar e të cilat mund të vazhdojmë a bënë me ditë se a mënon që ja vlen. Por pasi po insiston kryeministër që duhet me shkua ai Hetem e Atiq e Peci e ai tjetri Zeqiri nëpër këto ndërtesa komunale  a mund të më tregosh pse nuk po shkon ti o zotëri. A po shkojmë unë e ti a guxon ti me shkua që unë po vijë me ty hajde shkojna na po hyjmë bashkë në ndërtesën në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan edhe në Mitrovicë të veriut ku nuk keni guxu hala. Pse po insiston me i dërgua tre njerëz që jetojnë atje e janë pjesë të popullit  shqiptarë më të vuajtur në veri të vendit atyre po iu bënë presion. Hajde shkojmë bashkë, qu zotëri, kryeministër je lehtë e ke këtu prej Prishtinës me dhënë policia ç’policia hajde shkojmë bashkë në veri hyjmë ne në zyre rrimë bashkë“, tha ai.

https://kosovapress.com/admin/kurti-permend-emrat-e-organizatoreve-te-protestave-te-dhunshme-ne-veri/

Kryetari i PDK-së iu drejtuar Kurtit duke i thënë se po luan me zjarr. Ai i bëri thirrje që kreu të ekzekutivit ta lërë demokratizimin e Serbisë por t’i shikojë punët e Kosovës.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi theksoi se sot një javë kryeministri Kurti pa fol me asnjë njeri nisi një veprim aventuresk.

https://kosovapress.com/admin/haradinaj-vazhdimi-i-poshterimit-te-kurtit-deri-ne-armiqesi-po-i-sjell-kosoves-pasoja/

Ai është kundërpërgjigjur shefit të Qeverisë së Kosovës, duke i thënë se veprimet e ndërmarra në veri i ka bërë pa u koordinuar me askënd, vetëm kokë në vete.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi se nuk do të lejojnë prishjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë sidomos me SHBA-në.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024