Krasniqi-Kurtit: Gjej zgjidhje me sindikatat, mos u barrikado

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të gjej zgjidhje me sindikatat për grevat dhe jo të jetë bllokues.


Lideri opozitar, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se kreu qeveritar nuk duhet të sillet si Don Kishoti duke krijuar armiq imagjinarë.

“Po ju kërkojë dhe po ju them se duhet të zgjidhësh nyjën që ke bërë edhe vet. Kështu ecet përpara duke bërë zgjidhje dhe jo duke bërë bllokada. Unë e kuptoj se kërkesat që janë në grevë janë jashtë planifikimeve që ti ke bërë. Por, po ashtu ti e din shumë mirë se gjërat dhe situatat e tilla ndodhin, na kanë ndodhur edhe neve kur kemi qenë në qeverisje, kjo është normale. Veçmas kur kategoritë e caktuara shoqërore nuk e përballojnë koston e jetesës me pagat që i marrin. Sindikatat historikisht kanë qenë aleat me ty se me neve kur kemi qenë bashkë… Në vend që në fokus ta vendosje problemin ti e ke vendosur Rrahman Jasharin duke u treguar i fuqishëm para tij… Gjej zgjidhje ne do të mbështesim, por e ndjej mos u sill si Don Kishoti duke luftuar me mullinjtë e erës duke krijuar armiq imagjinarë të cilët realisht nuk i ke”, ka thënë ai./E.Zeqiri/

Lexo edhe

Video