Krasniqi kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Tre heronj ranë, por mijëra patriotë të tjerë u ngritën

Krasniqi kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Tre heronj ranë, por mijëra patriotë të tjerë u ngritën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe veprimtarin Kadri Zeka, në 40 vjetorin e vrasjes së tyre në në Untergrupenbach të Gjermanisë nga shërbimi sekret jugosllav.


Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se tre shqiptarë shembullorë që nuk u ndalën deri në flijim për Atdhe, ranë natën e 17 janarit, por me mijëra të tjerë u ngritën duke u frymëzuar nga ideali dhe veprimtaria e tyre.

“Shpirti çlirimtar shqiptar, që deri në atë kohë funksiononte në mënyrë të shpërndarë e në organizata të shumta ilegale, në dekadën pasuese u bashkua si asnjëherë më parë rreth një qëllimi– për Kosovën e Lirë.  Ai shpirt më vonë themeloi UÇK-në, e cila u dha kuptim e rezultat sakrificave e angazhimeve të qindra e mijëra patriotëve që punuan për çlirimin e Kosovës nëpër dekada.  Sot, të lirë dhe të ndërgjegjshëm për historinë, kujtojmë ata që dhanë gjithçka që kishin, përfshirë edhe jetën e tyre! Lavdi të përjetshme heronjve, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka!”, shkruan Krasniqi.

Lexo edhe

Video