Krasniqi: Kosova të kërkojë ekstradimin e terroristëve që organizuan sulmin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të fillojë hetim për të vërtetuar përfshirjen e shtetit serb në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Ai deklaroi se Kosova duhet të  kërkojë ekstradimin e terroristëve që organizuan sulmin. Krasniqi tha se PDK e mbështetë propozimin për rezolutë të përbashkët të partive politike, për të dënuar sulmin terrorist të së dielës në veri.


Në seancë plenare, kreu i PDK-së u shpreh se organizimi i këtij sulmi terrorist, adresën kryesore e ka në Beograd.

“Konfirmimi i përfshirjes së Milan Radojiçiq në këtë aksion, armatimi i sofistikuar dhe i shumtë i terroristëve, strehimi më pas i tyre në Serbi, lartësimi i tyre si heronj, përfshirë shpalljen e ditës së djeshme atje si ditë të zie, tregojnë për lidhjen e fortë të këtij grupi terrorist me shtetin serb. Prandaj sot para se gjithash është tejet e rëndësishme që Kosova të kërkojë ekstradimin e terroristëve që planifikuan, organizuan sulmin mbi shtetin tonë. Në këtë aspekt kërkojmë edhe mbështetjen e aleatëve tanë që duhet të rrisin presionin mbi Serbinë për t’i dorëzuar ata”, tha ai.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video