Krasniqi kërkon dorëheqjen e Nagavcit

Ministrja e Arismit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci iu ka bërë thirrje edhe njëherë mësimdhënësve nga foltorja e Kuvendit të Kosovës që të filloj mësimi të hënën. Karshi kësaj thirrje reagoi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi i cili tha se Nagavci duhet të japë dorëheqje, dhe në vend të thirrjes të bëjë zgjidhje.

Ajo tha se për këtë kohë sa janë në qeverisje i kanë realizuar kërkesat e vazhdueshme të mësimdhënësve.

“Andaj e shfrytëzoj këtë mundësi që të thërras të gjithë mësimdhënësit, punëtorët e arsimit, por edhe prindërit dhe ju deputetë që thirrjen ta keni të sinqertë të filloj mësimi të hënën dhe të punojmë bashkë sepse ka nevojë për tepër shumë punë për të lehtësuar situatën”, theksoi ajo.


Sipas Nagavcit, qeveria Kurti i ka rregulluar koeficientët në projektligjin për paga për punëtorët e arsimit më mirë se asnjëherë më parë dhe këtë e ka bërë me ligj e jo me rritje pagash si në kohë fushate.

“E vërteta është se është kjo qeveri e cila i ka rregulluar  koeficientët në projektligjin për paga për mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit të gjithë më mirë se sa kanë qenë asnjëherë më parë pra i ka rregulluar me ligj jo me rritje pagash në kohë fushate”, tha ajo.

Pas këtij fjalimit të ministres së Arsimit, reagoi kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi i cili kërkoi dorëheqjen e ministres,  Nagavci.

“Për hir të kryetarit të grupit parlamentar dola, se realisht ministrja se meriton  me iu përgjigj. Kjo realisht as se meriton me qenë ministre  se meriton as ju me e dëgju, kjo duhet me dhënë dorëheqje me pas pak moral, 320 mijë nxënës që 29 ditë janë në shtëpi e kjo del këtu dhe bënë thirrje, nuk jeni me bë thirrje  por jeni me bë zgjidhje, thirrje jemi me bë ne dhe ju apet nuk po dëgjoni”, u shpreh Krasniqi. /B.Ibishi/

Lexo edhe

Video