Krasniqi: I tronditur e i prekur thellësisht nga tragjedia në Bullgari

Krasniqi:  I tronditur e i prekur thellësisht nga tragjedia në Bullgari

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar ndaj aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari e ku humbën jetën 46 qytetarë, kryesisht nga Maqedonia e Veriut.

Krasniqi ka thënë se është i tronditur dhe i prekur thellë nga tragjedia në Bullgari.


Krasniqi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ka uruar që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë.

“I tronditur e i prekur thellësisht nga tragjedia në Bullgari, që mori jetën e 46 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, bashkëkombësve tanë shqiptarë dhe familjeve të të gjithë viktimave ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, për shuarjen e më të dashurve të tyre. Përballë kësaj ngjarjeje kaq tragjike, lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve dhe për durim e forcë për familjarët e viktimave. Në këtë ditë të rëndë, mendjet dhe zemrat tona janë me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie”, ka shkruar Krasniqi në “facebook”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Seanca plenare nis me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari Qeveria shpall tri ditë zie në Maqedoni pas aksidentit tragjik Osmani: E trishtuar nga lajmi tragjik për aksidentin në Bullgari, do t’u qëndrojmë afër miqve tanë Konjufca: Ky mëngjes na tronditi me lajmin e hidhur për tragjedinë e ndodhur në Bullgari Kryeministri Kurti: I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari Von der Leyen ngushëllon familjet e viktimave nga aksidenti në Bullgari Pendarovski për tragjedinë në Bullgari: Pres që autoritetet të kryejnë një hetim të plotë Ministri i Shëndetësisë: Të lënduarit në aksidentin në Bullgari janë jashtë rrezikut për jetë ​Aksidentohet autobusi në Bullgari, vdesin 46 persona, kryesisht turistë nga Maqedonia e Veriut ​Rama për aksidentin tragjik në Bullgari: Shumë dhimbje e trishtim Abdixhiku: Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari na lë pa fjalë Krasniqi: I tronditur e i prekur thellësisht nga tragjedia në Bullgari […]

Komentet janë të mbyllura.

error: