Krasniqi i quan vizitat e Kurtit në Amerikë ekskursion

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, në një konferencë për medie sot, ka folur për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Krasniqit, kryeministrat e mëhershëm dhe presidentët nuk kanë realizuar vizita të tilla në SHBA duke mos takuar zyrtarë të nivelit të lartë shtetëror të departamentit amerikan.


“Ju jeni qe një kohë të gjatë gazetarë të gjithë mbani në mend keni parë kryeministra edhe më hershëm edhe president të Kosovës që kanë qenë në SHBA, por asnjë prej tyre nuk ka qenë në ekskursion siç ka qenë kryeministri Kurti kjo vizitë nuk ka qenë vizitë zyrtare ka qenë më shumë e karakterit privat, neve gëzohemi faktit që udhëheqësit e Kosovës takohen me zyrtarë të lartë, por takimet e nivelit meritor nuk ka pasur, takime me këshilltarë kanë ekzistuar edhe më herët, por kryeministri duhet të shkojë brenda Shtëpisë së Bardhë të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, dhe të takon zyrtarët më të lartë nëse jo presidentin, atëherë zëvendës presidenten. Ai nuk ka qenë as në Departament për ta takuar sekretarin e Shtetit. Kjo çfarë ka ndodhur nuk ka ndodhur asnjëherë më herët në Kosovë. Është për keqardhje se nuk kemi të bëjmë këtu më me Albin Kurtin si individ, por kemi të bëjmë me kryeministrin e Kosovës që e përfaqëson vendin tonë”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka folur edhe për vizitat të cilat i ka bërë një ditë më parë në familjet e tashmë të dënuarve nga Gjykata Speciale Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, sipas tij ata po mbahen atje për të drejtën e lirisë dhe historisë së UÇK-së.

“Kam vizituar edhe familjet Gucati dhe Haradinaj. Në këtë moment ata e meritojnë solidaritetin tonë të plotë, sepse, sot para Gjykatës së Hagës nuk janë individët, por është e drejta jonë historike dhe historia e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Krasniqi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.