Krasniqi i PDK-së: Kryeministri ka ide anti-kapitaliste, flet për qytetarët pa i takuar ata

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas fjalimit të kryeministrit të vendit Albin Kurti, i cili tha se partia e tij nuk e përkrah votimin për tërheqjen e TRUST-it, i ka quajtur idetë e kryeministrit si anti-kapitaliste.

Krasniqi në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet projektligji për tërheqjen e një pjese të Trustit, ka deklaruar se kryeministri nuk i ka takuar fermerët të cilët po kërkojnë tërheqjen e këtyre mjeteve.


Sipas tij, 10 euro e dhëna për fëmijët nuk janë mbështetje për familjarët, pasi prindërit e atyre fëmijëve po kërkojnë tërheqjen e TRUSTI-it.

“Asgjë nuk thatë sepse këtu pritëm me fol për substancën dhe t’i me atë mjeshtrin tënde konfliktuale, u mundove me kthye në personale, dhe besoj që kjo nuk të ka hije se qytetarët e vendit presin me iu tregu pse nuk po i lejon me tërheq mjetet, t’i sot atyre po i thua që po ua bartë dertin mbas 30 vjete kur dalin në pension por t’i duhesh me ua bartë dertin atyre për telashet që kanë sot, sot në rini ose në moshë të mesme, sot mosha 37 vjeçare e tatim paguesve kontributdhënësit mesatar në Kosovë. E thatë se është problem për këta që kanë shumë mjete, hajde po e bëjmë një amendament propozoje t’i ose ministri ose dikush prej deputetëve, po i përjashtojmë këta që janë mbi 20 mijë euro, 96% janë nën 20 mijë euro që kanë mjete, qË po i lëmë këta që i kanë punët mirë, po i largojmë pasanikët, edhe flenë me atë idenë tënde anti-kapitaliste në rregull jemi…tha i kemi rehatua fëmijët, po ti i ke rehatua fëmijët me 10 euro, por prindërit e tyre çfarë të bëjnë prindërit e tyre, po kërkojnë me i tërheq mjetet e TRUST-it, lehonat po ashtu, fermerët, krejt çka i përmende, mos fol në emër të tyre nëse nuk i ke takuar as nuk e dinë se çfarë po kërkojnë e ne po e dimë se jemi me ata” ka thënë Krasniqi.

Lexo edhe

Video