Krasniqi i drejtohet Kurtit: Lëviz pak o njeri, krejt shteti është në rrezik me u blloku

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është drejtuar me “njeri” kryeministrit Albin Kurti, me arsyetimin se atij po i pengon me i thënë vëlla.

Në Kuvendin e Kosovës, ai kërkoi nga kreu qeveritar të gjejë një zgjidhje, pasi krejt shteti është në rrezik të bllokohet, pas paralajmërimeve për greva edhe të sindikatave të tjera.

“Lëviz pak o njeri, se vëlla s’po ke qejf me të thënë, lëviz pak, bëji dy hapa, ofro diçka, jo vetëm si të thuash ti, sepse kjo është arrogancë, është diktat, ja si të them unë, ja hiç, nuk është normale kjo sjellje me njerëzit. Duhet me dal me fol me njerëz, me pa se a po rrahin shuplaka”, është shprehur Krasniqi.


Lideri opozitar tha se zgjidhja e kërkesave të sindikatës është në dorë të kryeministrit Kurti, edhe nëse ai nuk është problemi.

“Ka pasur greva dhe protesta të vogla në sektorin e shëndetësisë, disa tjera janë paralajmëruar, pra na jemi duke folur për një situatë, kur krejt vendi, krejt shteti është në rrezik me u blloku…. Nëse qeveria nuk është problemi ata janë zgjidhja dhe zgjidhja është në dorën e tyre dhe kanë obligim me gjetë zgjidhje”, theksoi ai.

Në fjalën e tij, Krasniqi shprehu konsideratën edhe për ish deputeten e LVV-së, Vasfije Krasniqi, e cila dha dorëheqje dje nga ky post./E.Zeqiri/

Lexo edhe

Video