Krasniqi: Haradinajn për president nuk po e mbështet as koalicioni, ndërsa ai po kërkon vota të opozitës

Krasniqi: Haradinajn për president nuk po e mbështet as koalicioni, ndërsa ai po kërkon vota të opozitës

Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka folur sonte për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president dhe votat hua që ai ia ka kërkuar PDK-së.

Krasniqi tha se është e pakuptimtë që Haradinaj del e kërkon vota në opozitë kur nuk e mbështetë asnjë partner i koalicionit.

“Ky koncepti i Haradinajt për vota hua për mua është i pakuptimtë. Sepse sikur të vepronim ne me vota hua duhet ti themi zotit Haradinaj a po na kthen ato votat e vitit 2017 kur të bëmë kryeministër”, tha ai.


“Unë nuk e di përveç që e ka nominuar partia e tij që e mbështetë dikush tjetër për kandidat. Po kandidat i kujt është? Është kandidat i AAK-së apo është kandidat i koalicionit. Qysh del me lypë vota në kojshi kur nuk i ke në shtëpi tënde njëherë. Unë i kam dëgjuar LDK-në dhe partitë tjera të koalicionit dhe asksuh nuk e ka mbështetë. Dhe qysh mundesh me kërku vota prej opozitës kir ende se ke asnjë votë të koalicionit”, tha Krasniqi në Rubikon.

Ai theksoi se asnjëherë deri tani në Kryesinë e PDK-së nuk është diskutuar çështja e zgjedhjes së presidentit.

Ai e ka cilësuar si joetike mënyrën se si Haradinaj e ka nominuar veten për president që nga momenti kur Prokuroria e Hagës ka publikuar njoftimin për aktakuza.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: