Krasniqi: Gratë janë kryefjala e sukseseve të Kosovës në sport

Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar punëtorinë “Barazia gjinore dhe diversiteti” në të cilën u vlerësua lartë kontributi dhe roli i gruas në fushën e sportit.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi theksoi se në sportin vendor rol të jashtëzakonshëm po luajnë vajzat dhe gratë të cilat i kanë garantuar vendit medalje të rëndësishme. Ai ka përmendur medaljet e fituara nga xhudistet Distria Krasniai dhe Nora Gjakova të cilat u stolisën me medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe tha se gratë janë kryefjala e sukseseve të Kosovës në Sport.

“Sukseset e sportit të Kosovës dhe kryesisht të Komitetit Olimpik të Kosovës kanë kryefjalë femrat të cilat po e ngritin flamurin tonë në piedestalin më të lartë sportiv. Pikërisht dje, tre muaj më parë, himni i Kosovës u intonua në Lojërat Olimpike Tokio 2020 pak sekonda pasi Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bah ia dorëzoi medaljen e artë heroinës tonë Nora Gjakova. Vetëm dy ditë më herët Distria Krasniqi kishte realizuar ëndrrën e saj. Nora dhe Distria ndjekin rrugën e legjendës Majlinda Kelmendi sukseset e së cilës na kanë bërë, na bëjnë dhe do të na bëjnë krenar”, theksoi Krasniqi.

Ndërsa, kryetarja e Komitetit Paraolimpik Njomza Emini theksoi se punëtorinë të tilla janë shumë të rëndësishme për të çuar mesazhin e nevojshëm për fuqizimin dhe përfshirjen sa më të madhe të vajzave dhe grave në sport. Ajo theksoi se në institucionin që ajo drejton është angazhuar një numër i madh i grave.

Më tutje Emini bëri të ditur se janë duke punuar fuqishëm që Komiteti Paraolimpik i Kosovës të pranohet në Komitetin Paraolimpik Ndërkombëtar dhe se kjo pritet të realizohet së shpejti.


“Si presidente e Komitetit Paraolimpik sapo kam ardhur nga Franca me shumë lajme të mira. Jam takuar me homologen time zonjën presidente të Komitetit Paraolimpik atje që kam marr përkrahje jo vetëm morale por edhe me shumë marrëveshje që shumë shpejtë do të jenë publike për opinionin.  E konsideroj shumë të rëndësishëm këtë punëtori dhe komisionin e femrave të sportit jo vetëm sot po edhe për të gjithë angazhimet që po i bëni për fuqizimin e vajzave dje grave në sport”, tha Emini.

Me këtë rast Emini bëri të ditur se pritet që shumë shpejtë Komiteti Paraolimpik i Koaovës të pranohet në Komitetin Paraolimpik Ndërkombëtar.

Për eksperiencën e saj si vajzë në Lojërat Olimpike foli boksierja Donjeta Sadiku e cika e ka përfaqësuar Kosovën atje. Ajo tha se marrja pjesë në këto aktivitete duke e përfaqësuar Kosovën është një ndjenjë e jashtëzakonshme.

“Kam qenë pjesëmarrëse në shumë gara mirëpo në Lojërat Olimpike ka qenë një eksperiencë krejt ndryshe. E kam thënë edhe më herët që ka qenë një eksperiencë që nuk mundem ta përshkruaj. Kam menduar që do të jet sikur Kampionati Evropian dhe Botëror mirëpo edhe emocionet kanë qenë krejtl ndryshe, edhe ringu mu ka duk aq ndryshe sa që gjatë meçit kam pasur shumë emocione. Edhe pse e kam pasur një lëndim por gjatë meçit nuk e kam ndjerë fare” theksoi Donjeta Sadiku.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësuese gra nga federata të ndryshme sportive të Kosovës si ajo e boksit, e tenisit, skirarisë, por edhe profesorë dhe atletë nga fusha të ndryshme sportive.

Lexo edhe

Video

error: