Krasniqi fiton repesazhin e parë në Grand Slamin e Bakusë

Krasniqi fiton repesazhin e parë në Grand Slamin e Bakusë

Medalistja e artë olimpike Distria Krasniqi ka arritur të kalojë në raundin e dytë të repesazhit në Grand Slamin e Bakusë, që po zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Në raundin e parë të repesazhit të këtij Grand Slami, në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi mposhti xhudisten nga Belgjika Amber Ryheul, përcjell KosovaPress.


Tani, në raundin e dytë xhudistja kosovare do të përballet me atë nga Rusia Anastasia Polikaerpova.

Në rrugëtimin drejt repesazhit, në raundin e parë të kësaj gare Krasniqi shënoi fitore kundër japonezes Nanako Tsubone, kurse në raundin e dytë u mposht nga xhudistja hungareze Reka Pupp.

Lexo edhe

Video