Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Evropianin “Bulgaria 2022”

Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Evropianin “Bulgaria 2022”

E arta olimpike Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medalje në Kampionatin Evropian të xhudos “Bulgaria 2022”.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në këtë Evropian, përcjell KosovaPress.


Krasniqi e arriti këtë sukses duke e mposhtur në fazën e repesazhit xhudisten nga gjermania, Mascha Ballhaus.

Ndërkaq, deri tek triumfi i medaljes së bronztë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, në raundin e dytë e mposhti xhudisten nga Bullgaria Gabriela Dimitrova, kurse në raundin e tretë pësoi humbje nga francezja Amandine Buchard.

Pas humbjes ndaj Buchard, Krasniqi vazhdoi në repesazh, ku në ndeshjen e parë fitoi kundër xhudistes nga Zvicra, Fabienne Kocher, ndërsa në finale të kësaj faze e mposhti gjermanen Mascha Ballhaus, për t’i sjellë Kosovës medaljen e parë nga ky kampionat.

Lexo edhe

Video