Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Tbilisi

Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Tbilisi

E arta Olimpike, Distria Krasniqi, ka shtuar një tjetër medalje të artë në kabinetin e saj, ku ka triumfuar në kategorinë deri në 52 kilogramë, në Grand Slam Tbilisi.

Në luftën për medaljen e artë, Krasniqi e mposhti me Ippon në finale xhudisten hungareze, Reka Pupp, përcjell KosovaPress.


Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse raundin e dytë e mposhti xhudisten nga Brazili, Maria Taba.

Në çerekfinale, Distria fitoi luftën e saj kundër holandezes, Naomi Van Krevel, kurse në gjysmëfinale e mposhti xhudisten franceze, Astride Gneto.

Në finale, xhudistja hungareze Reka Pupp provoi ta ndalë të artën Olimpikë, por dështoi.

Lexo edhe

Video