Krasniqi: Duhet të jemi krenarë për të arriturat e këtyre dy dekadave duke qenë mirënjohës e jo mohues

Krasniqi: Duhet të jemi krenarë për të arriturat e këtyre dy dekadave duke qenë mirënjohës e jo mohues

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në urimin e Vitit të Ri ka thënë se duhet të jenë krenarë me arritjet e dy dekadave të fundit për shtetin e Kosovës dhe jo mohues të këtyre të arriturave.

Krasniqi në video-urimin, urim të veçantë ka bërë edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli  dhe bashkëluftëtarët e tyre duke thënë që ndonëse padrejtësisht e presin të mbyllur ndërrimin e motmoteve, janë krenarë që populli i Kosovës feston i lirë.


“Në një momente si ky kur shkon një vit dhe vjen një tjetër ushqejmë më shumë dashuri dhe mirënjohjen, çmojmë më shumë atë që kemi dhe me besim më të madh shikojmë nga e ardhmja. Ky është edhe një moment falënderimi. Për njëri-tjetrin, për familjen për miqtë, për profesionistët shëndetësorë, policët, mësimdhënësit, ndërmarrësit,  bashkatdhetarët dhe të gjithë të tjerët që me përkushti9min e tyre të palodhur e bënë më të lehtë jetën tonë edhe në një tjetër vit të rëndë pandemik. Secili prej tyre ka pasur nevojë për më shumë mbështetje, por ata nuk u ndalen, përkundrazi sakrifikuan dhe dhanë gjithçka nga vetja pa kursim. Falënderim për vajzat dhe djemtë tanë të mrekullueshëm që me talentin, punë dhe suksesin e tyre si sportistë dhe artistë lartësuan flamurin e Kosovës, nderuan shtetin i dhanë shkëlqim të artë vendit dhe e bën krenar të gjithë kombin. Të gjithë pa përjashtim tregojnë për forcën që kemi për të qëndruar, punuar dhe për të ecur përpara. Ne po hyjmë në një vit të ri me shpresën për të qenë më i mirë dhe të vetëdijshëm që na presin si shoqëri dhe shtet. Ne duhet të jemi krenar për të arriturat e jashtëzakonshme të këtyre dy dekadave duke qenë mirënjohës e jo mohues ku sëbashku kemi shkruar historinë e krijimit, ndërtimit dhe zhvillimi të shtetit tonë. Dhe gjithashtu të  kërkojmë më shumë dhe të punojmë më fortë. Ëndrrat tona të përbashkëta nuk kanë përfunduar për një Kosovë të fortë më të zhvilluar dhe më demokratike. Bashkë me ju unë do të angazhohem më shumë për qytetarët pa dallim që të kenë atë që e meritojnë, mundësi të barabarta, mirëqenë siguri e drejtësi”, ka thënë Krasniqi.

Ai kishte dhe një urim të vecantë.

“Gëzuar të gjithëve ky viti i ri me dëshirat më të mira për ju dhe familjet tuaj. Dhe veçanërisht gëzuar dy burrështetasve, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit dhe shokëve të tyre çlirimtarë që ndonëse padrejtësisht e presin të mbyllur ndërrimin e motmoteve, janë krenarë që populli i Kosovës feston i lirë”, uroi Krasniqi.

Lexo edhe

Video