Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Krasniqi: Do ta rrisim numrin e sportistëve që do të përfitojnë bursa olimpike

Krasniqi: Do ta rrisim numrin e sportistëve që do të përfitojnë bursa olimpike

Komiteti Olimpik i Kosovës sot nënshkroi kontrata me 24 bursistë “Shpresa Olimpike 2021” dhe me këtë rast u premtua se do të rritet numri i bursave që do të ndahen për sportistët olimpikë në të ardhmen.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi me këtë rast tha se qëllimi është që të vazhdohet që të mbështeten sportistët në të ardhmen në mënyrë që ata të kenë edhe më shumë arsye për të punuar dhe për të pasur suksese.

“Është një vendim që është marrë më herët, pra në muajin shkurt ku atëherë ka qenë një bord tjetër dhe ne jemi tani një bord i ri të cilët vetëm sot e bëjmë marrëveshjen dhe e kryejmë detyrën të cilën e kemi marrë nga ish-udhëheqja e mëhershme. Në katër vitet e ardhshme do të rrisim edhe numrin e sportistëve të cilët janë të nominuar për bursa olimpike dhe shpresa olimpike sepse ky është qëllimi ynë që sa më shumë t’iu ndihmojmë sportistëve dhe të kenë vullnet të punojnë dhe të kenë arsye të punojnë edhe më shumë”, tha Krasniqi.

Ndërsa sekretari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhiaj, bëri të ditur se do të rritet vlera e bursës olimpike për bursistët olimpikë nga 100 në 250 euro.

“Sot po nënshkruajmë kontratat me bursistët olimpikë të Komitetit Olimpik por edhe me shpresat olimpikë të Komitetit Olimpik 2021. Një vendim që është marrë disa muaj më herët dhe që sot po konkretizohet me ceremoninë e nënshkrimit të këtyre kontratave. Sot do ta nënshkruajnë kontratën dy bursistë olimpikë të cilës kanë qenë edhe më herët bursistë olimpikë të Komitetit Olimpik e që janë Elhami Shabani dhe Art Krasniqi. Këta e kanë pasur një bursë më të vogël deri në këtë vit dhe në këtë vit kjo bursë do të rritet prej 100 euro deri në 250 euro për të dy garuesit që konsiderojmë që ende janë në garë për normë olimpikë për Lojërat Olimpike Tokyo 2020”, tha Haxhijaj.


Haxhijaj më tutje bëri të ditur se bursat për shpresat olimpike nga ky vit do të ndahen në bazë të tri kategorive. Kategoria e parë i përfiton 150 euro, e dyta 125 dhe e treta 100 euro.

“Vitin e kaluar, ashtu siç e thash, ka qenë 100 euro bursa për shpresa olimpike ndërsa këtë vit e kemi kategorizuar ne tri kategori. Kategoria e parë e bursistëve që është vlerësuar që i kanë rezultatet pak më të mira se sa kategoritë e tjera do të mbështeten financiarisht me një shumë prej 150 euro për bursë, kategoria e dytë 125 euro dhe kategoria e tretë 100 euro”, tha Haxhijaj.

Ndërsa fituesi i bursës olimpike, karateisti Elhami Shabani tha se ndihet i lumtur me këtë mbështetje nga ana e Komitetit Olimpik të Kosovës edhe pse e konsideron pak sa të vonuar.

“Në vitin 2019 kam qenë edhe i shtati i Evropës por prapë nuk kam qenë bursist olimpik. Në fund të vitit 2020, do të thotë në vitin e fundit të ciklit olimpik, më kanë futur në bursë olimpike dhe bursa olimpike në fillim ka qenë 100 euro, edhe me 100 euro një sportist elitar që synon kualifikim për Olimpiadë është shumë e vogël, ndoshta as për ujë të thjeshtë në stërvitje nuk mjaftojnë. Për një bursist olimpik nuk mjafton një vit edhe shuma 100 euro në muaj për të arritur normën olimpike. Desha të them që gjatë tri viteve të para të ciklit olimpik më është dashur të punojë me vetura, do të thotë mekanik kam punuar, 12 orë në ditë kam punuar mekanik dhe kam arritur dhe nuk jam dorëzuar të ndjekë ëndrrën jetësore. Tani që më është rritur bursa olimpike 250 euro iu falënderoj shumë. Po ma merr mendja që është e vonuar për shkak që kanë për Olimpiadë kanë mbetur edhe dy-tre muaj”, tha në fund Haxhijaj.

Përpos Elhami Shabanin dhe Arti Krasniqit qëpërfituan nga 250 euro si bursistë olimpik, KOK nënshkroi konratrë edhe më 24 sportistë të tjerë të vlerësuar si shpresë olimpike.

Ata janë: Albina Deliu, Astera Tuhina, Bashkikm Bajoku, Blerton Nuha, Albulena Guri, Elvis Citaku, Valesa Rama, Betim Idrizi, Vesa Ibrahimi, Bleonit Bytyqi, Auron Syla, Eda Zeqiri, Olt Kondirolli, Kreshnik Ibrahimi, Shega Hasani, Arbnor Berisha, Edonit Telaku, Klana Kryeziu, Fresk Sylhasi, Bleor Ivanja, Lirie Pesi, Yllka Jashari, Meritona Avdullahi dhe Arbër Kullashi.

Lexo edhe

Video

error: