Krasniqi dhe Ahmeti diskutojnë për mbështetjen e Qeverisë për komunat

Krasniqi dhe Ahmeti diskutojnë për mbështetjen e Qeverisë për komunat

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim koordinues kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, njëherësh kryetar i Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës, të cilët kanë diskutuar për mbështetjen e nivelit lokal nga niveli qendror me qëllim të mbështetjes komunale dhe ofrimit të shërbimeve komunale më efikase dhe në shërbim të qytetarëve.


 Sipas një komunikate të MAPL-së, gjatë këtij takimi ministri Krasniqi dhe kryetari Ahmeti kanë diskutuar për programet dhe projektet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, duke përfshirë Grantin e Performancës Komunale, projektin CIF, zhvillimin e infrastrukturës socio-ekonomike dhe agjendën legjislative.

Lexo edhe

Video