Krasniqi: Bëhuni gati për duelin e shekullit në trojet shqiptare
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Boksieri kosovar Rubin Haxhi Krasniqi ka bërë thirrje që të blihen biletat në numër sa më të madh për luftën e radhës që ai do ta zhvilloje më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosovari do të ballafaqohet me Nadjib Mohammedi, me, meç të cilin e ka cilësuar si “duel të shekullit”, raporton KosovaPress.

“Robin Krasniqi vs. Nadjib Mohammedi: ky do të jetë dueli i shekullit në trojet shqiptare. Asnjëherë më parë në Kosovë, Shqipëri apo kudo në trojet shqiptare duel më të madh nuk kemi pasur, andaj siguroni biletat tuaja që tani për këtë luftë të zjarrtë që do të zhvillohet me 5 gusht 2023 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Kjo luftë 12 raundshe është e vlefshme për titullin ËBC SILVER në kategorinë gjysmë të rëndë!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024