KQZ shpall sot rezultatet për asambleistë

KQZ shpall sot rezultatet për asambleistë

Më shumë se 5 mijë kandidatë që garuan për 1 mijë e 2 ulëse të Kuvendeve Komunale do ta mësojnë sot rezultatin e tyre.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bëri të ditur për KosovaPress se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) tashmë ka përfunduar numërimi i rreth 300 vendvotimeve për 38 komuna.


“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i rinumërimit i rreth 300 vendvotimeve të cilat u takojnë zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale. Pas përfundimit të procedurave të parapara në këtë qendër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mundet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit kuvendet komunale. Planifikojmë që shpallja e këtyre rezultateve të bëhet në mbledhjen e KQZ-së, e cila do të mbahet ditën e mërkurë më datën 3 nëntor”, ka thënë ai të martën për KosovaPress.

Elezi tregoi se me shpalljen e rezultateve përfundimtare nuk përmbyllet ky proces, pasi subjektet politike dhe kandidatët kanë mundësinë të parashtrojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme. KQZ ditë më parë ka shpallur e më pas edhe certifikuar rezultatet përfundimtare për kryetarë komune.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.