KQZ shpall rezultatet preliminare për balotazh në 21 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas më shumë se tri orëve nga mbyllja e vendvotimeve, ka shpallur rezultatet preliminare të garës së balotazhit për 21 komuna të Kosovës.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se procesi i numërimit të fletëvotimeve  për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave ka përfunduar. Ai tha se materiali zgjedhor i vendvotimeve do të kthehet në KKZ e më pas në QNR.

“Procesi i numërimit të fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave ka përfunduar dhe janë mbyllur të gjitha vendvotimet. Sipas procedurave materiali zgjedhor i vendvotimeve do të kthehet në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe nga aty në QNR… Në Podujevë Shpejtim Bulliqi nga LVV me 20 mijë e 282 apo 51.84%, Ekrem Hyseni nga LDK 18 mijë e 845 apo 48.16%. Në Prishtinë Përparim Rama me 40 mijë e 659 vota apo 51.07%, kurse Arben Vitia nga LVV  me 38.958 vota apo 48.93%. Në Prizren, Shaqir Totaj nga PDK me 27.017 vota apo 51.01%,  Mytaher Haskuka nga LVV me 25.942 vota apo 48.99%”, tha Radoniqi.

Në Gjakovë ka fituar Ardian Gjini nga AAK ka marrë 20 mijë e 254 vota – 56.06%.  Në Drenas fitues është Ramiz Lladrovci nga PDK me 11 mijë e 572 vota  apo 54.14%.  Në Gjilan Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje me 21.374 vota apo 51.03%.

Në Dragash ka fituar Shaban Shabani nga PDK me  5.648 vota apo 50.21%. Në Istog ka fituar kandidati i LDK-së, Ilir Ferati me 9.503 vota  apo 56.20%.  Në Kaçanik ka fituar kandidati i PDK-së, Besim Ilazi me 7.184 apo 53.20%. Në Klinë ka fituar Zenun Elezaj nga AAK me 7.866 apo 55.11%.


Në Fushë-Kosovë ka fituar kandidati i LDK-së, Burim Berisha me 7.864 vota apo 66.04%. Në Kamenicë ka fituar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Kadri Rrahimaj me 8.040 vota apo 53.11%.

Komunën e Obiliqit edhe për një mandat e ka fituar Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin me gjithsej  6.414 vota apo 61.41%. Edhe Smajl Latifi nga AAK vazhdon të jetë edhe një mandat në krye të Rahovecit, me 11.445 vota apo 65.32%.

Në Viti sipas rezultateve preliminare ka fituar Sokol Haliti nga LDK-ja me 8.684 vota apo 51.48%.  Në Vushtrri ka fituar Ferit Idrizi nga PDK me 13.181 vota apo 53.13%.

Në Malishevë Ekrem Kastrati nga NISMA ka fituar me gjithsej  10.394 vota apo  53.19%, ndërsa në Shtime Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje me 6.920 vota apo 50.71%. Junikun e ka marrë Ruzhdi Shehu i LDK-së me 1.199 vota ose 50.61 për qind.

Në Mamushë ka fituar Abdulhadi Krasniç nga KDTP me 1580 vota ose 63.38 për qind, ndërsa në Kllokot Vladan Bogdanoviq me 1021 vota ose 55.13 për qind.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.