KQZ përplaset rreth zgjedhjeve në Podujevë, Daka: S’i kemi shtyrë zgjedhjet, as nuk i caktojmë

KQZ përplaset rreth zgjedhjeve në Podujevë, Daka: S’i kemi shtyrë zgjedhjet, as nuk i caktojmë

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po kërkojnë që në mbledhjen e sotme të jetë në rend dite diskutimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Podujevës.

Por, me këtë nuk po pajtohet kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila tha se nuk ka për çfarë të diskutohet në lidhje me zgjedhjet në Komunën e Podujevës.


“Është politizim i asaj çështje, sepse ne jemi institucion që organizon zgjedhje, kur kërkohet prej neve ne do i mbajmë ato zgjedhje. Ne nuk i kemi shtyrë zgjedhjet dhe as nuk i caktojmë”, tha Daka.

Me këtë nuk është pajtuar as anëtari i LDK-së, Sami Hamiti. Në anën tjetër, anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi tha se nuk është politizim nëse do të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve, të cilat ishin shtyrë për shkak të pandemisë.

“Sa i përket shtyrjes dhe rekomandimit, atëherë e kemi marr një vendim të drejtë. Mirëpo, sipas ligjit, ne atëherë e kemi bërë një lëshim që i kemi shtyrë zgjedhjet pa një datë të caktuar. Ky ka qenë një gabim. Caktimi i datës vjen nga zyra përkatëse e presidentit. Unë po propozoj që ta diskutojmë”, tha Kurteshi.

Lexo edhe

error: