KQZ në Bullgari thotë se përgatitja për zgjedhjet lokale është në rrugë të mbarë

KQZ në Bullgari thotë se përgatitja për zgjedhjet lokale është në rrugë të mbarë

Ka kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme lokale të 29 tetorit, tha për BNR Rositsa Mateva, zëdhënëse dhe nënkryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Mateva sqaroi se KQZ-ja ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas saj, këto do të jenë zgjedhjet e para lokale në të cilat do të mund të votohet si me letër ashtu edhe në mënyrë elektronike, shkruan BTA.

Regjistrimi i partive dhe koalicioneve për të marrë pjesë në votimin e ardhshëm nis të hënën.


Mateva tha se pret që në shumë vende të ketë zvogëlim të numrit të këshilltarëve komunal, duke pasur parasysh të dhënat nga regjistrimi i fundit.

Ajo kujtoi se për zgjedhjet e ardhshme qeveria ka ndarë 151 milionë leva. Nga këto, 1.8 milionë leva do t’i akordohen buxhetit të KQZ-së.

Pjesa tjetër është caktuar për prodhimin e fletëve të votimit dhe pagesen për anëtarët e 265 komisioneve zgjedhore të rajoneve.

Buxhetet e komunave do të kenë më shumë mjete për mbështetjen materiale dhe teknike të zgjedhjeve, tha Rositsa Mateva.

Lexo edhe

Video