KQZ ndalon deklarimin për media të menaxherëve të qendrave të votimit

KQZ ndalon deklarimin për media të menaxherëve të qendrave të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka ndaluar menaxherëve të qendrave të votimit prononcimin për media.

Pas një orë e gjysmë, prej kur janë hapur qendrat e votimit në Gjilan, KKZ ka njoftuar ata që të mos deklarohen rreth procesit zgjedhor.


Kështu ka njoftuar menaxherja e qendrës së votimit në shkollën “Thimi Mitko”, Sevdije Sadiku. E njëjta paraprakisht kishte bërë të ditur se deri më tani kanë votuar 218 qytetarë. Ndërkohë që në këtë qendër kanë drejtë vote rreth 16 mijë qytetarë.

Kryesuesi komunal zgjedhor në Gjilan, Ferid Shabani ka konfirmuar për KosovaPress, se KQZ ka marrë vendim që menaxherët mos të deklarohen për media. Megjithatë, thekson se nuk dihet arsyeja.

Në komunën e Gjilanit kanë të drejtë vote mbi 101 mijë qytetarë, në 34 qendra të votimit dhe mbi 120 vendvotime. /Sh.Pajaziti/

Lexo edhe

Video

error: