KQZ miraton numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet

KQZ miraton numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet lokale.

Në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor do të jenë në dispozicion 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime për kandidatët për kryetar të komunave, e njëjta do të jenë edhe për asambletë komunale.


Ani pse numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë, KQZ ka shtypur 186 mijë e 848 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,91 % dhe kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Ndërkohë që në mbledhjen e sotme, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri tha se fushata zgjedhore do të filloj më 16 shtator ashtu edhe siç ishte paraparë.

Lexo edhe

Video