Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

KQZ miraton 13 rekomandimet për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës

KQZ miraton 13 rekomandimet për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar 13 rekomandimet për zëvendësimin e deritanishëm të deputetëve të legjislaturës së tetë. Në mbledhjen e së mërkurës po ashtu është vendosur që katër partitë politike që janë gjobitur nga PZAP, t’u ndalohen mjetet nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike.

Në mbledhjen e KQZ-së, drejtori i Zyrës për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike, Yll Buleshkaj theksoi se ky borxh do të ndahet në dy këste me qëllim që të mos dëmtohet buxheti i subjekteve politike.

 “Ato do të ndahen në dy pjesë, në dy këste, pjesa e parë do të ndahet në tre-mujorin e dytë, ndërsa pjesa e dytë në tre-mujorin e tretë. Kjo është si praktikë që të ndahet në dy këste, në mënyrë që të mos rëndohet shumë funksionaliteti i partive politike duke e sjellur deri në zero Fondin të cilin e marrin si përkrahje për funksionim”, ka njoftuar ai.

Kësisoj nga ky fond, LVV-së do t’i ndalen 40, 700 euro, PDK- së 66,100 euro, LDK-së 20,600 euro dhe AAK-së 52, 750 euro.


Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po ashtu kanë miratuar edhe 13 rekomandimet për kandidatët e radhës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm të Kuvendit të Kosovës.  

“Kandidati i radhës që pason në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës nga subjekti politik AAK, është Shemsedin Dreshaj, i cili do të zëvendësojë deputetin Daut Haradinaj. Ndërkaq kandidatët e radhës që pasojnë në listën e certifikuar nga zgjedhjet e parakohshme për kuvendin e Kosovës nga subjekti politik LVV-së janë: Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos  Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Koka, Hydajet Hyseni Kaloshi, Yllza Hoti dhe Gresa Bytyqi Kelmendi”, tha ajo.

Këta deputetë do të zëvendësojnë, Donika Gërvalla Schëarz, Arben Vitinë, Hekuran Muratin, Faton Pecin, Liburn Aliun, Arbërie Nagavcin, Hajrulla Çekun, Rozeta Hajdarin dhe  Xhelal Sveçlën.

Nga KDTP, Fikrim Damken do të zëvendësojë Enis Kervan, ndërsa nga IRDK, Elbert Krasniqi do të zëvendësohet nga Fridon Lala. Po ashtu Samra Ilijaz do të zë vend në ulëset e kuvendit, pas zëvendësimit të Emilija Redxhepit.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, kryeshefi  ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmeti, ka njoftuar se tanimë është duke u bërë pagesa e trupave zgjedhore të 14 shkurtit.

Lexo edhe

Video

error: