KQZ kufizon shpenzimet e subjekteve politike për fushatën zgjedhore në veri

KQZ kufizon shpenzimet e subjekteve politike për fushatën zgjedhore në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Nëpërmjet këtij vendimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton kufirin e sipërm të shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje.


“Ky kufizim mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12/2013, sipas të cilës kufizimi i shpenzimeve të fushatës do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar në secilën komunë. Vendimi i KQZ-së mbështetët në të dhënat jo-përfundimtare të listës së votuesve në këto komuna”.

KOMUNA/OPŠTINAVOTUES/GLASAČIEUR
Leposaviq13,2936,646.5€
Zubin Potok6,6363,318€
Zveçan6,9803,490€
Mitrovica e Veriut18,0459,022.50€

Lexo edhe

Video