KQZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.30 për qind e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar 8.3 përqind e votuesve, apo 145 mijë e 650 votues.

Ndërsa në zgjedhjet e kaluara deri në të njëjtën kohë kishin votuar 9.64 përqind, apo 174 mijë votues.


“Duke u mbështetur në të dhënat nga qendrat e votimit, deri në orën 11:00 kanë votuar 8.30 për qind e votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019 kishin votuAr 9.64 për qind, apo 174 mijë e 669 votues”, tha ajo.

Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencën e dytë për medie tha se deri këto momente nuk ka raportime për incidente që e dëmtojnë integritetin zgjedhor.

“Nuk ka raportime për incidente të cilat mund ta dëmtojnë integritetin e ditës së zgjedhjeve”, tha ajo.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: