Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

KQZ: Deri në ora 15:00, votuan 32.32 për qind të votuesve potencialë

KQZ: Deri në ora 15:00, votuan 32.32 për qind të votuesve potencialë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se 32.32 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit deri në orën 15:00. Ndërkohë u theksua se nuk mund të ketë organizim të votimit në Mitrovicë të veriut, pasi shifrat janë të ngjashme me vitin 2019.

Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka përmes konferencës së tretë për medie tha se deri në këto momente nuk ka diçka që e dëmton integritetin zgjedhor.

“Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga Qendrat e Votimit numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është̈ 32.32% apo 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019, kishin votuar 29.28% e votuesve apo 554 mijë e 750 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues”, tha ajo.

Sa i përket parregullsive në pjesën veriore të Kosovës, Daka tha se i kanë ato informata dhe kanë ftuar edhe policinë dhe prokurorinë për t’u marrë me këtë çështje.


“Ne si institucion kemi atë informatë, kemi dërgau ekipet monitoruese, po ashtu është njoftua policia, prokuroria dhe të gjithë janë duke u marrë me këtë çështje…nuk e kemi atë informatë dhe nuk mundemi me dhënë përgjigje sepse shifrat e votuesve janë të ngjashme aty me vitin 2019. Nuk mundemi me thënë se ka një numër enormë të votuesve që ka dallim të madh nga ajo që ka ndodhur në vitet e kaluara”, u shpreh Daka.

E pyetur për pamundësinë e votimit të pacientëve të shtritë në QKUK, Daka tha se regjistrimi i këtyre personave ka qenë vetëm deri në datën 11 shkurt.

“Regjistrimi i personave që janë të regjistruar në Klinikat Shëndetësore ka qenë deri më datën 11 shkurt. Të gjithë ata që kanë shprehur gatishmërinë të votojnë janë regjistruar si votues me nevoja të veçanta. Tek të njëjtit kanë shkuar ekipet mobile. Po ashtu ne jemi të vetëdijshëm se prej datës 11 deri më sot mund të ketë persona të tjerë që janë shtritë në spitale, mirëpo është procedura e cila kërkon që së pari të regjistrohen si votues dhe pastaj të votojnë…të gjithë shënimet i ka IKSHP dhe të gjithë emrat që janë dërgu janë kontakti dhe nëse kanë shpreh dëshirë me votu do të kontaktojnë nga ekipet mobile. I kemi diku edhe 3 orë e gjysmë deri në përfundim”, tha ajo.

Ndërkaq, sa i përket vendimit për t’u lejuar të votojnë qytetarët me letërnjoftim të skaduar, Daka tha se është marrë bazë ankesave të qytetarëve.

“Tetë anëtarë kanë votuar për që t’iu lejohet qytetarëve me dokumente të skaduara të votojnë. Arsyetimi është se nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet nga MPB dhe se ka shumë qytetarë edhe për shkak të pandemisë që nuk janë lëshua një kohë dokumente”, u shpreh ajo.

Lexo edhe

Video

error: