Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)-së, njofton se ka pranuar me shqetësim të thellë informacionin se është miratuar rekomandimi i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës për inicimin e shkarkimit të anëtarit të KPK-së, Agron Beka, që vije nga radhët e fakulteteve juridike.
“KPK-ja ka thirrur nesër një takim të jashtëzakonshëm të anëtarëve të Këshillit Prokurorial, në të cilin do të diskutohet lidhur me këtë çështje”, thuhet në reagim.