KPK nuk merr pjesë në hartimin e legjislacionit për Vetting

KPK nuk merr pjesë në hartimin e legjislacionit për Vetting

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shprehur qëndrimin institucional për mos marrë pjesë në Grupin punues të caktuar nga Ministria e Drejtësisë për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Nëpërmjet një deklarate nga KPK thonë se qëndrimi i tyre vjen si rrjedhojë e qasjes së MD, që sipas tyre ka proceduar në Qeveri draftin final për procesin e vetingut pa u konsultuar fare me institucionet e pavarura të drejtësisë.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes kësaj deklarate shpreh qëndrimin institucional për të mos marrë pjesë në Grupin punues të caktuar nga Ministria e Drejtësisë për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vetingut në Sistemin e Drejtësisë. Ky qëndrim vjen si rrjedhojë e qasjes së Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka proceduar në Qeveri draftin final për procesin e vetingut pa u konsultuar fare me institucionet e pavarura të drejtësisë”, thuhet në komunikatën e KPK-së.


Sipas KPK-së koncept-dokumenti i dorëzuar në Qeveri nuk i është dhënë anëtarëve të grupit punës nga sistemim prokurorial të cilët janë të painformuar për përmbajtjen finale. Kjo sipas tyre është qasje e njëanshme dhe përjashtuese nga MD.

 “Për më tepër, ky koncept-dokument i dorëzuar në Qeveri nuk iu është dhënë anëtarëve të grupit punues nga sistemi prokurorial të cilët janë të painformuar me përmbajtjen finale të këtij dokumenti. Prandaj, kjo qasje e njëanshme dhe përjashtuese nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për ne është jo-serioze dhe jo-profesionale.  Në procese të tilla të rëndësishme është thelbësore të ketë gjithëpërfshirje aktive të të gjitha palëve, të ndërtohet besimi reciprok dhe të kultivohet një qasje konstruktive, pa paragjykime, e bazuar në objektivitet dhe bashkërendim”, thuhet në komunikatë.

Tutje në deklaratë thuhet se “Këshilli Prokurorial i Kosovës si institucion kushtetues mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e vendit që nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të brendshme institucionale, të punojë në avancimin e sistemit prokurorial, gjithmonë duke e ruajtur pavarësinë dhe ndarjen e pushteteve”.

Lexo edhe

Video

error: