KPK jep detaje për komunikimin e prokurorëve me pushtete tjera

KPK jep detaje për komunikimin e prokurorëve me pushtete tjera

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dhënë detaje lidhur me një vendim i cili obligon kryeprokurorët dhe prokurorët që t’i njoftojnë mbikëqyrësit e tyre të drejtpërdrejtë, përkatësisht Kryeprokurorin e Shtetit dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, lidhur me komunikimin me përfaqësuesit e pushteteve të tjera, duke thënë se e gjithë kjo ka për qëllim respektimin e plotë të hierarkisë institucionale dhe funksionimin e sistemit prokurorial në mënyrë sa më të koordinuar dhe efikase. 


“Për hir të informimit të drejtë dhe të saktë, ky vendim nuk e kufizon apo ndalon komunikimin me pushtetet e tjera, mirëpo vetëm obligon kryeprokurorët dhe prokurorët që t’i njoftojnë mbikëqyrësit e drejtpërdrejtë për çdo komunikim dhe takim që zhvillojnë me përfaqësuesit e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe me përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare”, thuhet në njofitm.

Lexo edhe

Video