Kovaçevski zgjidhet mandatar për formimin e qeverisë së re së Maqedonisë Veriore

Kovaçevski zgjidhet mandatar për formimin e qeverisë së re së Maqedonisë Veriore

Lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka marrë sot besimin e kryesisë qendrore të partisë si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Ai në Facebook, ka shkruar se është nderë dhe përgjegjësi e madhe që ka marrë këtë detyrë.


“Është një sfidë që jam gati ta pranoj dhe të punoj fort për të justifikuar besimin. Vazhdojmë me seancën e Bordit Qendror për zgjedhjen e kryesisë së re, si dhe anëtarëve të rinj të Bordit Qendror dhe Ekzekutiv të LSDM-së. LSDM do të riorganizohet, do të vazhdojë të demokratizohet dhe modernizohet. Partia është e hapur për përfshirjen e njerëzve të rinj që do të karakterizohen nga dija, ndershmëria dhe përkushtimi ndaj vlerave socialdemokrate”, ka shkruar Kovaçevski.

Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë Veriore pas disfatës së thellë të partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 31 tetorit.

Zaev ka dhënë dorëheqje edhe nga drejtimi i LSDM-së duke marrë gjithë përgjegjësinë për disfatën e partisë së tij. Ai pati deklaruar se pavarësisht dorëheqjes nuk është për zgjedhje të parakohshme, por që qeverinë ta drejtojë një kuadër tjetër i LSDM-së.

Lexo edhe

Video