Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka njoftuar se Kosovës i është besuar organizimi i Kampionatit Evropian të Muaythait 2024.
Kosova do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje madhështore sportive gjatë këtij viti, raporton KosovaPress.
Përmes një letër konfirmimi Federata Botërore e Muaythait (IFMA), i ka konfirmuar Federatës së Muaythai të Kosovës (FMTHK) dhënien e organizimit të Evropianit, pas vizitës së bërë javë më parë të drejtuesve të kësaj Federate në Kosovë.
Vendimi për t'i dhënë të drejtën e organizimit FMAK-së është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë përkushtimin e demonstruar të Federatës për zhvillimin dhe promovimin e muaythait, si dhe objektet dhe infrastrukturën mbresëlënëse që Kosova ka në dispozicion. Ne kemi besim se nën udhëheqjen tuaj, Kampionatin Evropian 2024 do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm, duke shfaqur talentin e muaythait nga e gjithë Evropa”, thuhet në letrën e drejtorit gjeneral të IFMA-së, Charissa Tynan.