Kosovës dhe Shqipërisë u bëhet thirrje për bashkim të tregjeve të energjisë

Kosovës dhe Shqipërisë u bëhet thirrje për bashkim të tregjeve të energjisë

Kriza globale dhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike, shtron nevojën për bashkimin energjetik Kosovë- Shqipëri për të arritur një tregë funksional dhe likuid.

Kështu ka thënë sot Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore(INDEP) në një  konferencë për media gjatë prezantimit të punimit “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri – Sfidat dhe Mundësitë“.


Abazi iu bëri thirrje institucioneve të dyja vendit të nisin sa më parë hapat e bashkimit energjetik Kosovë-Shqipëri.

“Bashkimi kombëtar energjetik, është një vlerë  për bashkimin e tregjeve të energjisë. Besojmë se institucionet e këtyre dy vendeve duhet të nisin të punojnë për këtë, dhe kjo të ndodhë në një mbledhje të parë të përbashkët të qeverive”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Kosovës dhe Shqipërisë u bëhet thirrje për bashkim të tregjeve të energjisë Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për tregjet e energjisë elektrike Rizvanolli nuk e përjashton ngritjen e çmimit të energjisë Rritja e çmimeve të energjisë dhe mallrave nxit rritjen e inflacionit në Britani Për herë të parë, lëndët djegëse fosile s’janë më burimi kryesor i energjisë në BE Lagarde: Çmimet e energjisë rrezik për fuqinë blerëse […]

Komentet janë të mbyllura.