Kosovën e nderon një gol ndaj Belgjikës, vashat “Dardane” pësojnë humbje të thellë në “Fadil Vokrri”

Kosovën e nderon një gol ndaj Belgjikës, vashat “Dardane” pësojnë humbje të thellë në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka vazhduar me rezultate të dobëta, ku sot ka pësuar humbje si vendase kundër Belgjikës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet drejt Botërorit të fermave “AUZN 2023”.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, vashat “Dardane” kanë pësuar humbje të thellë si vendase me rezultat 6:1, përcjell KosovaPress.


Golin e vetëm te Kosova e shënoi sulmuesja Ereleta Memeti në minutën e 68’, kurse për belget më e dalluara ishte sulmuesja e krahut Wullaert me plot katër gola të shënuar (minuta e 41’, 44’, 54’ dhe 65’), ndërsa me nga një gol e mbyllën ndeshjen edhe De Caigny (minuta e 22’) e Minnaert (minuta e 77’).

Me këtë fitore, Belgjika përforcon vendin e dytë në Grupin F, ku tani gjendet në kuotën e 19 pikëve, krahas vashave të Kosovës që renditen në vendin e pestë me vetëm katër pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 6:1 në favor të Belgjikës.

Lexo edhe

Video