Kosovarëve të bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe u zgjatet qëndrimi në hotele, Ambasada: Shpenzimet mbulohen
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kosovarëve të bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe u zgjatet qëndrimi në hotele, Ambasada: Shpenzimet mbulohen
dubai
01/03/2026 - 20:20
Linku u kopjua

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka një thirrje të veçant për të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe vizitorët turistikë që aktualisht ndodhen të bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në njoftim të kësaj ambasade, thuhet se në përputhje me vendimin e autoriteteve përkatëse në Emirate, të gjithë mysafirëve që u ka përfunduar afati i check-out-it, por që nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre, do t’u zgjatet qëndrimi në objektet hoteliere ku janë të akomoduar aktualisht.

Sipas autoriteteve, shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data kur është pamundësuar udhëtimi, deri në momentin kur largimi nga vendi të bëhet i mundur.

Kjo ambasadë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ndodhen në këtë situatë të komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë të vendosur dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë drejtpërdrejt Ambasadën.

“Shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data e pamundësisë së udhëtimit deri në datën kur bëhet e mundur largimi. Lusim të gjithë qytetarët që ndodhen në këtë situatë të komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë të akomoduar dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë Ambasadën. Ambasada e Republikës së Kosovës mbetet në dispozicionin tuaj për çdo informatë dhe asistencë të nevojshme”, thuhet në njoftim.

Sipas mediave ndërkombëtare, Irani ka kryer sulme ajrore edhe në Dubai, ku jeton një komunitet i konsiderueshëm nga Kosova dhe Shqipëria.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026