Pacientët kosovarë vazhdojnë të bredhin nëpër institucione shëndetësore private e jashtë vendit për të kërkuar shërim. Vetëm deri në nëntor 2024, rreth 1 mijë e 100 pacientë, kërkuan mbështetjen nga shteti për trajtim jashtë institucioneve publike, pasi ata ilaçin për jetën e tyre nuk po mund ta gjejnë në klinikat publike.
Personat që vuajnë nga sëmundjet malinje, por edhe ato ortopedike e pediatrike vazhdojnë të jenë kërkuesit më të madh për financim nga shtetit për shërim. Miliona euro vazhdojnë të shpenzohen për trajtimin e pacientëve nga Kosova jashtë institucioneve publike shëndetësore.
“Deri në nëntor, në bazë të statistikave, 1079 aplikime në total për dallim nga vitet e kaluara, dhe është dukshëm në rënie... 01’35 Nëse i referohemi viteve paraprake, nga viti 2019 ku kanë qenë gjithsej 1426 aplikime, tashmë jemi në nivelin e 1100 aplikimeve brenda vitit... Janë disa nga klinikat, të cilat paraprakisht kanë pasur referime shumë të mëdha, ndërsa tani numri i referimeve është dukshëm më i vogël si Onkologjia, Oftalomologjia, Kardiologjia”, tha ai.
Keka tregon se Turqia e vendet e rajonit si Shqipëria e Maqedonia e Veriut janë vendet ku pacientët kosovarë po kërkojnë shërim. Ai shtoi se me liberalizimin e vizave janë rritur mundësitë e pacientët për gjetur ilaçin e tyre.Të shqetësuar për numrin e madh të pacientëve që vazhdojnë të kërkojnë trajtim shëndetësor jashtë institucioneve publike shëndetësore shprehen nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.
Kryetar i PRAK-ut, Besim Kodra thotë se përkundër investimeve që po bëhen sidomos në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, po vazhdojnë të jenë të larta kërkesat e pacientëve për trajtim shëndetësor jashtë spitaleve publike.