Agjencia e lajmeve KosovaPress, për nevojat e saj, shpall konkurs për këto vende të lira pune:
Dy (2) redaktorë
Një (1) gazetar në desk
Dy (2) gazetarë të ekonomisë
Një (1) moderatore/autore për emisionin “Foleja”
Detyrat dhe kriteret për pozitën “redaktor”:
– Duhet ta ketë të përfunduar shkollimin e lartë për gazetari – ose degë të përafërta
– Duhet të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në gazetari
– Duhet të ketë njohuri të gjuhës angleze (e obliguar)
– Të ketë vetiniciativë dhe aftësi të mira komunikimi
– Të jetë i aftë të punojë nën presion
– Redakton tekstet dhe i poston ato në uebfaqen e KosovaPress
– Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së kryeredaktorit
Detyrat dhe kriteret për pozitën “gazetar në desk”:
– Duhet të ketë të përfunduar shkollimin e lartë për gazetari
– Duhet të ketë përvojë pune
– Të ketë njohuri të gjuhës angleze (e obliguar)
– Të jetë i aftë të punojë nën presion
– Të ketë vetiniciativë dhe aftësi të mira komunikimi
– Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së kryeredaktorit apo redaktorit
Detyrat dhe kriteret për pozitën “gazetar i ekonomisë”:
– Duhet të ketë të përfunduar shkollimin e lartë për gazetari
– Duhet të ketë përvojë pune, sidomos në fushën që mbulon – ekonomi
– Të ketë njohuri të gjuhës angleze (e obliguar)
– Të jetë i aftë të punojë nën presion
– Të ketë vetiniciativë dhe aftësi të mira komunikimi
Detyrat dhe kriteret për pozitën “moderatore/autore për emisionin ‘Foleja’”:
– Të ketë përvojë pune në realizimin e emisioneve
– Të ketë aftësi të mira prezantimi, komunikimi dhe organizimi
– Te jetë kreativ
– Të jetë i aftë të punojë nën presion
Të gjithë të interesuarit CV mund t’i dërgojnë në email adresë: [email protected].
Konkursi mbetët i hapur nga data 6 prill 2022 deri me datë 12 prill 2022.