KosovaMed del fituese ndaj vendimit të Inspektoratit Shëndetësor
Lexohet për: 5 min.
421854618_10169083588145427_2202871603343325290_n
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kompania KosovaMed ka dalë fitimtare kundër një vendimi të Inspektoratit Shëndetësor, i cili siç thonë ata, pa bazë ligjore, u mundua që të na ndalojë veprimtarinë e tyre të ligjshme.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftoj se, sot, e pranova Vendimin e Komisionit të Ankesave, i cili e vërtetojë faktin që Inspektorët Shëndetësor nuk kanë pasur të drejtë që të ndalojë punën e KosovaMed dhe se tanimë gjithcka është e qartë për të gjithë. KosovaMed është Kompani e cila punon gjithmonë në kuadër të ligjit dhe rregullave të Republikës së Kosovës.

Për fund, dua të ju njoftoj se KosovaMed është duke u zhvilluar çdo ditë e më shumë, për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për të gjithë klientët, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Ju njoftoj se sot, më datën 23.01.2024, kemi pranuar Vendimin nga Komisioni i Ankesave, i cili e ka APROVUAR Ankesën e KosovaMed Healthcare SHPK dhe ka ANULUAR Vendimin e Inspektoriatit Shëndetësor, lidhur me veprimtarinë e KosovaMed Healthcare SHPK në Kontratën Publike Kornizë të lidhur me Komunën e Drenasit.

Sa për të ju bërë të njoftuar me faktet dhe rrethanat e cështjes, shihni më poshtë një përmbledhje të shkurtër kronologjike.

  1. Më datë 18.06.2021, OE KosovaMed Healthcare SHPK dhe Komuna e Drenasit, lidhin Kontratën Publike Kornizë, nr. 611-21-2552-2-1-1/C430 (Kujdesi social shëndetësor shtëpiak dhe ambulantor për qytetarët e Komunës së Drenasit), në përputhje me kriteret e vendosura në Kushtet e Tenderit.
  • Më datën 11.10.2023, Inspektoriati Shëndetësor, përkatësisht Inspektori Nysret Kuleta dhe Inspektorja Hikmete Blakqori, realizojnë vizitë në QKMF- Drenas, ku “evidentojnë” se disa profesionist shëndetësor të punësuar tek KosovaMed janë duke punuar në QKMF-Drenas dhe se kjo është e “jashtëligjshme” sepse KosovaMed nuk është e pajisur me licensë nga Ministria e Shëndetësisë dhe e urdhëron QKMF-Drenas që të pezullojë Kontratën Publike Kornizë, deri sa KosovaMed Healthcare SHPK, të pajiset me licensë nga Ministria e Shëndetësisë.
  • Lidhur me këtë vizitë, Inspektoriati Shëndetësor lëshon një Vendim (numër protokolli 05-2227 të datës 27.10.2023), përmes të cilës i’a ndalon veprimtarinë KosovaMed-it dhe e detyron që të paguajë gjobën në vlerë prej 10,000 EUR, për arsye të “ushtrimit të veprimtarisë pa licensë”.
  • Pas pranimit të këtij Vendimi, KosovaMed parashtron Ankesë kundër Vendimit të sipërcekur të Inspektoriatit Shëndetësor, duke e argumentuar që veprimtaria që KosovaMed e kryen sipas Kontratës Publike Kornizë me Komunën e Drenasit nuk është veprimtari shëndetësore dhe nuk ka nevojë që të pajiset me licensë në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me këtë veprimtari, sepse veprimtaria e tillë konsiderohet vetëm si një llojë “ndërmjetësimi” ndërmjet profesionistëve shëndetësor të punësuar në KosovaMed dhe QKMF-Drenas.
  • Gjatë kohës sa e gjithë procedura po zhvillohej dhe Vendimi i Inspektoriatit Shëndetësor nuk ishte akoma i plotëfuqishëm për arsye se Ankesa e pezullon ekzekutimin, sipas Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, zyrtarët publik, duke përfshirë Drejtorin e QKMF-Drenas, Inspektoriatin Shëndetësor, dhe U.D. Kryeinspektoren e Inspektoriatit Shëndetësor, bënin presion të jashtëzakonshëm që të ekzekutohej Vendimi.
  • Gjithashtu, U.D Kryeinspektorja e Inspektoriatit Shëndetësor, duke qenë në dijeni për efektin e pezullimit të ekzekutimit të Vendimit të Inspektoriatit Shëndetësor, më datë 15.11.2023 dërgon email zyrtar në Komunën e Drenasit, duke i detyruar edhe njëherë që të mos vazhdohet me implementimin e Kontratën Publike Kornizë dhe të mbesin punët e pezulluara. Në këtë email, zyrtarja në fjalë përfshinë pa nevojë edhe Policinë e Kosovës dhe përdorë fjalinë “Inspektoriati Shëndetësor është duke monitoruar afër zbatimin e Vendimit”, duke rritur presionin ndaj zyrtarëve komunal të Komunës së Drenasit, që të mos veprojnë sipas Ligjit, por, të veprojnë sipas Vendimit të paligjshëm të Inspektoriatit Shëndetësor.
  • Më datë 15.11.2023, Drejtori i KosovaMed i kthen email U.D Kryeinspektores së Inspektoriatit shëndetësor, duke i’a argumentuar faktet e thëna gjithashtu në ankesë dhe faktin që Vendimi i Inspektoriatit Shëndetësor nuk është i ekzekutueshem, për arsye se është paraqitur Ankesa dhe se nuk ka bazë ligjore për të u ndërprerë apo pezulluar aktiviteti sipas Kontratës Publike Kornizë.
  • Pavarësisht argumentimeve të KosovaMed se Vendimi nuk është i ekzekutueshëm, disa portale filluan një fushatë lincimi kundër KosovaMed, se kinse kjo Kompani është duke operuar pa licensë.
  • Ndërkaq, më datën 23.01.2024, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave, më në fund, nxjerrë Vendimin për APROVIMIN E ANKESËS së KosovaMed dhe ANULIMIN e Vendimit të Inspektoriatit Shëndetësor.

(Bashkangjitur Vendimet e Komisionit të Shkallës së Dytë).

*Ky është artikull i sponsorizuar dhe nuk paraqet qëndrimin e KosovaPress-it.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025