Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në Danimarkë.
“Dardanët” kanë zhvilluar disa nga stërvitjet e tyre në Prishtinë, për të qenë sa më të gatshëm për përballjen kundër Danimarkës, përcjell KosovaPress.
Gjatë stërvitjes basketbollistët kosovarë kanë dhënë maksimumin e tyre, kurse Meriton Ismaili ishte i vetmi që nuk ka stërvitur për shkak të lëndimit.
Në xhiron e parë kur edhe u zhvillua takimi i parë mes këtyre dy kombëtareve, Kosova kishte shënuar fitore me rezultat 78:73.
Pas asaj ndeshje, “Dardanët” pësuan dy humbje nga Norvegjia, që ka dy fitore e një humbje, krahas Danimarkës që ka një fitore e një humbje.
Përballja ndaj danezëve do të zhvillohet nesër në Naestved me fillim nga ora 19:00. Kjo sfidë është e vlefshme për rrethin e parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025.
Ndërkaq, përballja e fundit e Grupit C zhvillohet më 3 Korrik mes Norvegjisë dhe Danimarkës.