Kosova zhvillon sot ndeshjen e parë pa Challandes si trajner, përballet me Jordaninë

Kosova zhvillon sot ndeshjen e parë pa Challandes si trajner, përballet me Jordaninë

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë Kombëtarja e Kosovës sot do ta zhvillojë ndeshjen miqësore kundër asaj të Jordanisë.

Ky ballafaqim është i pari për “Dardanët” pas shkarkimit të trajneri zviceran Bernard Challandes i cili u largua nga detyra me vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës pas rezultateve të dobëta, transmeton KosovaPress.


Ballafaqimin me Jordaninë do ta drejtoje trajneri i përkohshëm Primozh Ghila i cili vjen nga Sllovenia dhe i cili po ashtu pritet ta drejtojë Kosovën edhe në ndeshjen e fundit të vlefshme për fazën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër Greqisë.

Në konferencën e mbajtur të martën para mediave, Ghila e vlerësoi lartë Kombëtaren e Kosovës duke thënë se ka një përbërje shumë të mirë, sidomos në mesfushë dhe në fazën ofanzive dhe shtoi se do të kërkojë vetëm fitore në dy ndeshjet e radhës.

Ndeshja Kosovë-Jordani starton nga ora 18:00 dhe vjen pas humbjes së papritur nga Gjeorgjia me rezultat 2-1.

Lexo edhe

Video

error: