Kosova zhvillon ndeshje miqësore me Zvicrën në muajin mars

Kosova zhvillon ndeshje miqësore me Zvicrën në muajin mars

Në kuadër të ndeshjeve miqësore të parapara të zhvillohen në muajin mars, Kosova ka caktuar zhvillimin e një ndeshjeje miqësore me Zvicrën.


Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka thënë se është arritur marrëveshja që Kombëtarja A e Kosovës më 29 mars të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Zvicrës.

Ndërkohë FFK po ashtu ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar negociata për aranzhimin e një ndeshjeje tjetër miqësore dhe gjithçka pritet të definohet brenda disa ditësh.

Lexo edhe

Video