Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes me Spanjën, Rashani i përfshirë në grup

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka zhvilluat edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Spanjës.

“Dardanët” ballafaqohen me “Furinë e kuqe” në “Fadil Vokrri” të mërkurën me fillim nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, raporton KosovaPress.


Elbasan Rashani është stërvitur bashkë me skuadrën pasi pësoi një lëndim para ndeshjes me Greqinë por ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm të luajë nga minuta e parë nesër mbrëma.

Në këtë përballje Kosova paraqitet pa dyshen Besar Halimi dhe Lirim Kastrati të cilët janë të suspenduar për shkak të kartonëve, ndërsa në listë së fundit është përfshirë futbollisti i Dritës Muharrem Jashari.

Lexo edhe

Video