Kosova zë vendin e 7 në Kampionatin Botëror të Karatesë

Kosova zë vendin e 7 në Kampionatin Botëror të Karatesë

Kombëtarja e Kosovës në sportin e karatesë është renditur në vendin e shtatë në ekiporet e Kampionatit Botëror të Karatesë, që është duke u zhvilluar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ekipi i karateistëve tanë regjistroi tri fitore, ku në raundin e parë e mposhtën Afrikën e Jugut, në të dytin Kilin, kurse në fazën e çerekfinales pësuan humbje nga Italia, përcjell KosovaPress.

Kombëtarja e Italisë ia siguroi Kosovës repesazhin pasi që kaloi në finale, kurse në repesazh djemtë tanë e nisën me fitore kundër Brazilit.


Ekipi kosovar e humbi mundësinë që të luftojë për medaljen e bronztë, pasi që në raundin e dytë të repesazhit pësoi humbje nga Kombëtarja e Kazakistanit.

Në të njëjtën kohë, ky është suksesi më i madh i karateistëve kosovar në ekipore, në kuadër të një Kampionati Botëror, kurse në kategorinë e femrave Kosova ishte ndalur qysh në raundin e parë.

Drejtësinë në këtë Botëror e ndanë edhe gjyqtarët tanë kosovarë, Ardian Muhadri dhe Besim Ilazi.

Lexo edhe

Video